Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla do të jetë nesër në një intervistë ekskluzive për Report Tv, ku do të flasë për ngjarjet më të fundit në vend dhe situatën politike.
Çfarë nuk funksionoi që Mateo u bë viktimë e Çalamanit, dhunuesit përsëritës? Përgjegjësia e drejtësisë dhe e institucioneve përballë një ngjarje të paralajmëruar. Cili është ndëshkimi maksimal për vrasësin? Po dënimi me vdekje që kërkon mbarë shoqëria?! Mazhoranca dhe opozita në foltoren e debatit politik dhe publik në dy muaj të jetës parlamentare! Kodi i thyer i etikës dhe mungesa e rregullave të komunikimit që buron nga deputetët! Çfarë do të sjellë bashkëqeverisja me qytetarët dhe sa reale është ajo për zgjidhjen e shumë problematikave? Ç’po ndodh me ecurinë e proceseve integruese të Shqipërisë për negociatat me BE? Cili është raporti Kuvend-Presidencë? A është 100% i vaksinuar Parlamenti? Cilët janë 8 deputetët që ende nuk e kanë bërë vaksinën?



















