Vrasja e Aleks Nikës në 21 janar, deputeti i PS: Isha krah për krah me të, u largova kur gjethet e pemëve filluan të binin nga plumbat

16 Nëntor 2023, 22:41 | Përditesimi i fundit: 2023-11-16 22:42:30

Duke diskutuar për vendimin e gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011, deputeti i PS, Eduart Ndreca ka rrëfyer se gjatë momentit kur gardistët kanë qëlluar me plumba, edhe ai vetë ka qenë pranë viktimës i cili ishte në grupin e protestuesve të ardhur nga Lezha.