Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, hetohet drejtori dhe 11 punonjës të zinxhirit komandues! Sokol Mjacaj me armë në qeli e ajrim, nuk u kontrollua për 20 ditë

16 Dhjetor 2023, 12:00 | Përditesimi i fundit: 2023-12-16 17:54:22

Report Tv ka siguruar dëshminë e dhënë nga Sokol Mjacaj pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun e Peqinit ditën e djeshme (15 dhjetor) ku vrau me armë zjarri të dënuarin përjetë Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.