Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, sot në gjykatë për masë sigurie dhe 12 zyrtarë të burgut

19 Dhjetor 2023, 10:39 | Përditesimi i fundit: 2023-12-19 22:15:55

Report Tv sjell pamjet, Sokol Mjacaj brenda ‘kafazit’ të qelqtë në gjykatë, i rrethuar nga efektivë

Report Tv sjell pamje brenda sallës së gjyqit ku po zhvillohet seanca për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit.

Në pamjet që siguron gazetari Ronaldo Gjoshi, shihet edhe autorit i vrasjes së Arben Lleshit brenda kafazit të qelqtë të gjykatës.

Ai ka nuk ka dashur që të filmohet. Ndërkohë në gjykatë ka prani të shtuar të forcave policore, të cilat kanë rrethuar edhe kafazin ku ndodhet Mjacaj.