Vrasja e biznesmenit në Laç, nën masa të shumta sigurie, dalin sot para gjykatës babë e bir dhe autori tjetër i dyshuar

15 Dhjetor 2021, 11:04 | Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 13:37

Kanë mbërritur sot në Gjykatën e Kurbinit 3 personat e arrestuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, ngjarje e ndodhur të premten e javës së kaluar në Sanxhak të Kurbinit. Llej Lika, babai i tij Skënder Lika dhe Klajdi Gjexhaj (Beleshi) do të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë. Për të garantuar sigurinë e tyre, ambientet e gjykatës janë rrethuat nga forca të shumta policie.

r.k./Shqiptarja.com