Vrasja e dy të rinjve në Manëz, punonjësi: Kur erdha në mëngjes, pashë karburantin e rrethuar si skenë krimi! Banori: Jemi të tronditur

22 Tetor 2025, 09:38 | Përditesimi: 22 Tetor 2025, 09:38

Punonjësi i karburantit pranë të cilit u vranë dy të rinjtë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai tha se kur shkoi në punë në mëngjes pa karburantin e rrethuar si skenë krimi, ndërsa djemtë i përshkruan si të sjellshëm.

“Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar, si skenë krimi. Më thanë ka ndodhur në ngjarje. Njëri nga Manza por nuk rri këtu. Ishin çuna të sjellshëm.”, u shpreh punonjësi i karburantit.  

Ndërsa një banor thotë se janë tronditur nga ngjarja e rëndë.

“Jo nuk dimë gjë. Na ka tronditur rëndë por ndodhi. Nuk di gjë. E kam pasur kushëri.”, thotë një tjetër banor.

r.k./Shqiptarja.com