Vrasja e Erion Çelës në Don Bosko, prokuroria e Tiranës verifikim qelizave telefonike të personave të përmenduar nga vëllezërit Beqiraj

15 Tetor 2022, 15:39

Dëshmia e dhënë nga vëllezërit Gentjan dhe Indtrit Beqiraj para hetuesve të Durrësit, e cila çoi në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale, nuk e ka bindur organin e akuzës në kryeqytet. Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se ka mospërputhje të deklarimeve të bëra nga dy vëllezërit për vrasjen e “Don Boskos” në datën 4 janar 2022, ku u vra gabimisht Erion Çela dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre edhe kamarieri i lokalit.