Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Gjykata e Apelit lë në burg xhaxhain e autorit të krimit dhe punonjësin e sigurisë! Gjon Shkambi: Po ta dija do e kisha parandaluar

27 Tetor, 15:22 | Përditesimi: 27 Tetor, 15:22

Arrest në burg pa afat është masa që Gjykata e Apelit konfirmoi për Gjon Shkambin dhe rojën e sigurisë Banush Koxhaj, 21 ditë pas vrasjes gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Shkambi ka deklaruar se po ta kishte ditur se ç’do të bënte nipi do ta kishte parandaluar, ndërsa avokatja e rojës pretendoi se ai ishte sëmurë dhe i patrajnuar.

r.k./Shqiptarja.com