Pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja edhe Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka vendosur të ndërpresë zhvillimin e të gjitha seancave gjyqësore të parashikuara për ditën e sotme, teksa edhe flamuri në këtë godinë është ulur në gjysmështizë.
Përjashtim do të bëjnë vetëm çështjet me karakter urgjent. Vendimi është marrë në shenjë zie dhe solidariteti me familjen e gjyqtarit të ndjerë dhe me trupën gjyqësore në të gjithë vendin.
Ndërkohë në një reagim Dhoma e Avokatëve Fier shprehen se gjyqtarin Astrit Kalaja nuk e vrau sot vetëm dora e një individi të çmendur por e vrau "sistemi gjyqësor".

















