Vrasja e gjyqtarit/ Sandër Simoni: Analizë për gjendjen e sigurisë, shpresoj të jetë rasti i fundit

9 Tetor, 12:20 | Përditesimi: 9 Tetor, 12:20

Gjyqtari Sandër Simoni foli për mbledhjen e gjyqtarëve në KLGJ për sigurinë në gjykata. Simoni tha se ka ardhur koha për një analizë të thelluar për gjendjen e sigurisë.

“Do marrim një vendim në lidhje me kërkesat që kemi për autoritet përgjegjëse. Shpresojmë të jetë rasti i fundit që ka ndodhur. Do bëhet një analizë, ka ardhur koha e një analize më të gjerë dhe më të thelluar. Një nga qëllimet e kësaj mbledhje, kjo ishte”, tha Simoni. 

r.k./Shqiptarja.com