SHKODËR- Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së ish-kreut të Komunës Velipojë dhe ish-ndërtuesit Pashko Ujka në Shkodër tre ditë më parë. Një prej të ndaluarve është Kristian Kelmendi, ndërsa i dyti është Marjan Kola 53 vjeç, si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen. Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.
Babai i Marjan Kolës ka folur sot para mediave dhe ka thënë se kërkon drejtësi. Sipas tij djali ka qenë në Kosovë me datë 28 dhe 29 nëntor, dhe këtë tregojnë kamerat















