Vrasja e ish-kryekomunarit të Velipojës Pashko Ujka,njëherazi ndërtues pallatesh,ndalohen 2 persona

2 Dhjetor 2021, 16:33 | Përditesimi i fundit: 2021-12-02 18:46:49

Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së ish-kreut të Komunës Velipojë dhe ish-ndërtuesit Pashko Ujka në Shkodër tre ditë më parë. Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.