Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta

26 Janar 2022, 15:21

Pas 3 vitesh nga ekzekutimi mafioz, vrasja e ish-policit Santiago Malko e ka një autor! Ai është Blendi Teta, i cili është dënuar mesditën e kësaj të mërkure me 25 vite burg. Lajmi është konfirmuar nga burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, e ndërsa pretendimet e Tetës se nuk është i përfshirë në krim, janë hedhur poshtë nga gjykata, pasi si provë e fortë janë tabulatet telefonike.