Vrasja e Kudret Saliajt, fëmijët akuzojnë nënën e tyre Dhuratën për dhunë, vajza: Na kërcënonte se do na hidhte nga ballkoni! Djali: I thoshte dikujt 'të dua kur do takohemi'

7 Qershor 2021, 12:23 | Përditesimi i fundit: 2021-06-07 16:47:19

TIRANË- Dhurata Saliaj, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e burrit të saj, Kudrejt Saliaj, ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë ndaj 3 fëmijëve të saj,  por dëshmitë e të miturve tregojnë të kundërtën. Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në tetor të 2020, kur dhe Dhuarata doli në Gjykatë për akuzën e dhunës ndaj fëmijëve, vajza e saj e ka akuzuar se i rrihte dhe i kërcënonte nëse do i tregonin babait të tyre.

Në dëshmi, vajza thotë se Dhurata sillej keq më së shumti me vëllanë e vogël që “e ka goditur mes të tjerave me bërryl në pjesën e vetullës dhe i ka thënë se nuk duhet që t’i tregonte babait se do e hidhte nga ballkoni”. Nga ana tjetër, çifti, Dhurata dhe Kudreti kanë akuzuar njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore dhe për një detaj të tillë flet dhe djali i vogël. Ai thotë se ka lexuar mesazhe në celularin e nënës së tij që i thoshte të dua dikujt një personi tjetër dhe i kërkonte që të takoheshin, dhe prandaj e rrihte pasi i kishte zbuluar këto biseda.