Vrasja e Martin Canit, transferohet në paraburgim 14 vjeçari i arrestuar si autor! Mjeku i spitalit privat vonoi 2 ditë epikrizën e tij (EMRI)

26 Nëntor 2024, 12:53 | Përditesimi: 26 Nëntor 2024, 13:05

Është transferuar në institucionin e të miturve në Kavajë 14 vjeçari i arrestuar si autor i vrasjes së Martin Canit.  Për herë të dytë një grup i përbërë nga pesë persona dhe që janë komision i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, shkuan sot në spitalin privat ku mbahet i mituri por mjeku Dritan Todhe nuk përcaktonte gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit. Situata u zgjidh në orën 12:00

    I.M/Shqiptarja.com