Vrasja e nënkomisarit të Lezhës/ Eksperti i kriminalistikës: Dyshime për organizimin e operacionit! Kolegët e policit të kishin qëlluar autorin

28 Shtator 2021, 17:33 | Përditesimi: 28 Shtator 2021, 17:33

Vrasja e nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxha në krye të detyrës, eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa për Report Tv ka thënë se mund të ishte parandaluar. Në një intervistë për Report Tv, Softa ka bërë me dije se operacioni për kapjen e 21-vjeçarit, një person me precedent penal, ka nisur gabim, kjo sepse sipas tij në raste të tilla, pikë së pari efektivët duhet të ishin të pajisur me anti plumb, gjë që Hoxha nuk e kishte ku dhe mori një plumb në zemër.

KT/Shqiptarja.com