Vrasja e Rakip Rolit 9 ditë më parë në Kurbin, djemtë e tij u zunë me autorin për një vajzë! 22-vjeçari Llej Lika: Më rrahën në qendër të fshatit, vura nderin në vend

19 Dhjetor 2021, 15:08 | Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 15:08

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje ne ekzekutimin e biznesmenit Rakip Roli me 10 dhjetor në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Sipas burimeve shkak i sherrit mes djemve të viktimës dhe autorit të ngjarjes Llej Lika është bërë një vajzë.

Referuar dëshmisë së 22-vjeçarit, konflikti mes tyre ka nisur që në muajin korrik e më pas ka agravuar derisa biznesmeni Rakip Roli dhe djemtë e tij e kane dhunuar barbarisht të riun në një lokal me qendër të fshatit.

KT/Shqiptarja.com