Hetimet për vrasjet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut kanë përfunduar në SPAK, ndërsa grupi i Emiljano Shullazit është dërguar ditën e sotme për gjykim. Mes të pandehurve për të cilët SPAK i kërkon gjykatës të dënohet është edhe Luftar Reçi, i njohur si bashkëpunëtori drejtësisë i cili me rrëfimet e tij ka zbardhur disa krimet të bëra nga grupi kriminal.
Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, akuzohen se kanë kryer “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal