Vrasja në burgun e Peqinit, disa kamera të burgut s’punonin! Skanerat për armë e celularë jashtë funksionit, kontrolli bëhej manualisht!

17 Dhjetor 2023, 16:03

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj shkaktoi furtunë me arrestimin e drejtorit dhe 11 vartësve. Prokuroria ka gjetur shkelje të rënda të sigurisë si skanerat e kontrollit për arme e celularë që nuk punonin dhe kamerat e një pjesë të sistemit të vëzhgimit jashtë funksionit. Në akt-akuzë thuhet se Mjacaj ka qenë në sistemin 41 Bis dhe ka dalë prej aty duke hyrë në sektorin B pa kontroll, ndërkohë që mbante armën me vete në çdo lëvizje brenda burgut.