Vrasja në burgun e Peqinit, Sokol Majcaj dhe 12 zyrtarët dalin sot para gjykatës së Elbasanit! Prokuroria kërkon arrest në burg

19 Dhjetor 2023, 09:11 | Përditesimi i fundit: 2023-12-19 09:44:34

Gjykata e Elbasanit do t'u njoftojë sot masat e sigurisë të dënuarit përjetë Sokol Mjacajt, ish drejtorit të burgut të Peqinit, shefit të regjimit të brendshëm dhe 10 punonjësve të tjerë të arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit në qeli për hakmarrje. Prokuroria ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit, pasi zbuloi se autori mbajti për 20 ditë armën në qeli dhe skanerët e kontrollit e kamerat e burgut nuk punonin