Vrasja në 'Don Bosko', zbardhet identiteti i viktimës! Mes të plagosurve edhe vëllai i tij, po pinin kafe

4 Janar 2022, 18:45 | Përditesimi: 4 Janar 2022, 18:45

Zbardhet identiteti i viktimës si pasojë e atentatit në 'Don Bosko'. 

I vrarë me armë zjarri është Erion Çela, e ndërsa janë plagosur  Arben Dani 46 vjec i dëmtuar në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjec i dëmtuar në shpatull.

Blerim Çela 28 vjec i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, vëllai i viktimës. I plagosur në bark dhe këmbë Edmond Crroj 41 vjeç

AV/Shqiptarja.com