Vrasja në Malësinë e Madhe/ Vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj dëshmitari kryesor!

8 Tetor 2020, 23:27

Dëshmitari kryesor i vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe mbetet Olsi Çutaj, vëllai i një prej viktimave, Vilson Çutajt. Olsi ka shoqëruar me makinë Vilsonin, Klementin dhe Danielin drejt fshatit Vrith ku u ulën në një kafe.