Vrasja në Tiranë, menaxheri i barit: S’kishte konflikt brenda lokalit, gruaja shtatzënë e viktimës ishte në tavolinë, u largua 5 minuta para sulmit

5 Janar 2022, 11:02 | Përditesimi: 5 Janar 2022, 11:02

Menaxheri i lokalit ku ndodhi atentati një ditë më parë në “Don Bosko” në Tiranë, ka thënë se sulmi me armë ka ndodhur në mënyrë të papritur. Ai tha se nuk ka pasur asnjë konflikt mes autorëve dhe viktimës e të plagosurve brenda ambienteve të lokalit. Menaxheri shprehet se viktima dhe të plagosurit po konsumonin kafe dhe ishin me gratë e tyre, ndërsa ato ishin larguar vetëm 5 minuta pasi në drejtim të tyre të qëllohej me breshëri kallashnikovi.

 

r.k./Shqiptarja.com