Vrasje mafioze në Tiranë/ Ekzekutohet 35-vjeçari, 4 të plagosur, mes tyre dhe kamarieri! Shënjestra e atentatit, vëllai i viktimës! I plagosur dhe daja, i akuzuar në Itali për trafik droge

4 Janar 2022, 22:53 | Përditesimi: 5 Janar 2022, 07:03

Një 35-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur nga një atentat i mirëorganizuar mbrëmjen e sotme në një lokal në 'Don Bosko'. Viktima ishte ulur bashkë me shënjestrën e atentatit Blerim Çelën dhe 3 të tjerë! 3 autorë të dyshuar qëlluan nga makina në lëvizje në drejtim të lokalit, e ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autorët u larguan me 'Benz' të zi, targat e të cilit i janë vjedhur një Smart-i. 

    AV/Shqiptarja.com