Vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit, i dënuari me burg përjetë Sokol Mjacaj ekzekuton Arben Lleshin! Arma iu dërgua me dron! Plagoset Indrit Shaqja

15 Dhjetor 2023, 16:57

Sokol Mjacja, i dënuar me burg përjetë ekzekutoi me armë Arben Lleshin brenda në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ndërsa i plagosur mbeti shoku i qelisë së këtij të fundit, Indrit Shaqja. Burime për Report Tv konfirmojnë se vrasja e cila dyshohet se është me pagesë ka ndodhur në zonën e ajrimit. Sokol Mjacaj u dorëzua pasi ndërhyri RENEA.