Vrasjet pa autor në Tropojë pas 1997, dhjetra dosje të pezulluara do kalojnë ‘në skaner’! Grupe të posaçme për t’i rihetuar

19 Dhjetor 2023, 17:33

Dhjetëra dosje të vrasjeve pa autor në Tropojë pas viteve 1997 pritet të rihapen nga policia pas kërkesës së ministrit të Brendshëm. Policia shkencore do të përsërisë ekspertizat e nevojshme ndërkohë që SPAK, ka në hetim vrasjet e katër vëllezërve të familjes Haklaj.