Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë në qendër të Shkodrës, mbërrin në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë autori Ragip Gila

11 Shtator, 09:05 | Përditesimi: 11 Shtator, 09:05

Në masakrën e 8 shtatorit të vrarë mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra. Vetë autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes. Në polici ai tha se objektiv për të vrarë kishte Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, pjesë e grupit të Bajrave.

r.k./Shqiptarja.com