VLORË- Vetëm pak ditë pasi u ekstradua nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon, ngjarje e ndodhur në vitin 1998, 47-vjeçari Gerti Selimaj është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës.
Në datën 28 mars, gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, konkretisht, gjyqtarja Vjola Canaj, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, duke shuar masën ‘arrest me burg’. Me këtë argumentim, gjyqtarja ka liruar nga burgu 47-vjeçarin.
















