Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku lihet në burg! Ditën e vrasjes preu biletë për në Angli

3 Dhjetor 2023, 13:34

69 vjecari Maliq Marku, i cili vrau pas një konflikti fqinjin e tij do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërsa në seancë ka qenë edhe vetë Marku. Megjithëse ka shprehur pendesë për ngjarjen, 69 vjeçari ka pretenduar në gjykatë për një komplot që i bëhej atij nga grupet serbo malazeze.