Vrau policin dhe më pas veten, Report Tv shkon në shtëpinë e Aldi Ramës

29 Shtator 2021, 18:34 | Përditesimi: 29 Shtator 2021, 18:34

Report Tv ka shkuar në banesën ku jetonte 21-vjeçari, Aldi Rama, i cili vrau nënkomisarin, Saimir Hoxha dhe më pas veten. Aldi Rama i braktisur prej prindërve, që ishin divorcuar, jetonte në lagjen "Skëndërbeg" të qytetit të Lezhës. Heshtja ka pllakosur lagjen "Skëndërbeg",ndërsa 21-vjeçari nuk do të përcillet në banesën e fundit nga dera e shtëpisë ku u rrit. Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet në qytetin e Durrësit, aty ky jeton nëna e Aldi Ramës.

  •  

KT/Shqiptarja.com