Vritet italiani në Tepelenë, u qëllua me automatik nga një mjet në lëvizje! 44-vjeçari, administrator i një fabrike tullash në Tiranë! Në kërkim autori (EMRI)

27 Shtator, 09:02 | Përditesimi: 27 Shtator, 09:18

44-vjeçari italian ndodhej në zonë për gjueti. Autori ka qëlluar në drejtim të gomave të automjetit dhe më pas drejt tij. Italiani rezulton administrator i një kompanie tullash në kryeqytet. Policia po ushtron kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme. Tre të shoqëruar në polici. 

I.M/Shqiptarja.com