Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në afërsi të hidrovorit të Tales në Lezhë.
Në njoftimin zyrtar paraprak të policisë thuhet se nga këqyrja paraprake, 65-vjeçari Gjergj Tusha ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.
Gjithashtu policia sqaron se kërkimet për 65-vjeçarin nisën pasi e bija kishte telefonuar Sallën Operative duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me të atin..

















