Vritet me armë zjarri një 20-vjeçar në Korçë! Shërbente te Forcat e Armatosura, autori e vrau në një pallat dhe u arratis

8 Gusht, 17:05 | Përditesimi: 8 Gusht, 17:15

Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur viktimë 20-vjeçari Johan Zuko. Ai shërbente si ushtarak te Forcat e Armatosura. Autori e ka ndjekur viktimën, i cili nuk banonte në këtë lagje, teksa përpiqej të fshihej në një pallat. Më pas e ka kapur brenda pallatit dhe e ka vrarë.

E.H/Shqiptarja.com