Xhaçka takon homologun grek Nikos Dendias: Patëm një diskutim konstruktiv për marrëdhëniet tona Shqipëri-Greqi

2 Dhjetor 2022, 10:23 | Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 14:32

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me homologun e saj grek Nikos Dendias. Gjatë këtij takimi është zhvilluar një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Xhaçka i shpreh mirënjohjen Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve dhe e falenderon për mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas ministres, gjatë takimit është ndarë i njëjti vizion për të ardhmen dhe marrëdhënien mes dy vendeve, për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit dhe të rajonit.

r.k./Shqiptarja.com