Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se Rama ka dërguar njerëz që t’i bëjnë presion kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar që të dorëhiqet nga posti i tij, kjo me kërkesë të presidentin turk, Recep Tajip Erdogan.
Siç tha Berisha, kjo kërkesë e Erdogan vjen për shkak se kreu i KMSH është shkolluar në institucionet e financuara nga Fetullah Gylen, personi që sic thotë presidenti bëri grushtin e shtetit kundër tij.
“Xhamia e Namazgjasë nuk u hap festën e Fitër Bajramit. Edi Rama ka dërguar njerëz për ti bërë presion kryetari të KMSH për të dhënë dorëheqjen sepse këtë do Erdogan. E denoncoj. Nuk lejohet asnjë ndërhyrje. I bëj thirrje presidentit të Turqisë, të sjellë çdo dosje, por që të fajësojmë ne njerëz pse janë shkolluar me fondet e Gylenit kjo nuk mund të ndodhë. Me gjithë respektin që kam përe ju dhe vendin tuaj. Nuk duhet ndërhyrë për të caktuar kryetarin e KMSH. Xhaminë të falenderojmë për ndërtimin. Por PD nesër në pushtet do të paguajmë çdo qindarkë, se për ne autonomia është shumë më e çmuar se ndërtesat e kultit,” tha