Xhaxhai iu plagos dje në Gjykatën e Apelit pas gjyqit për pronën, flet nipi i Ragip Kurtaj: Vrasësi është i zhytur në borxhe, shteti i solli deri në këtë pikë

7 Tetor, 11:29 | Përditesimi: 7 Tetor, 11:29

Shkëlqim Kurtaj, nipi i Ragip Kurtaj, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme së bashku me djalin e tij, ka folur sot për Report Tv, ndërsa fajtorin kryesor për ngjarjen bën ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Lorenc Kuka.

Shkëlqim Kurtaj tregon se xhaxhai i tij nuk ka pasur asnjëherë prolbme eme njeri, por se pala tjetër, Gjon Shkambi, ka bërë intriga si dhe ka falsifikuar dokumentet gjyqësore për një pronë që nuk i përket.

Ai tregon se Gjon Shkambi dhe nipi Elvis Shkambi, i cili është gjithashtu dhe autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, është zhytur në borxhe për të paguar gjyqet lidhur me këtë pronë dhe se janë detyruar të vijnë deri në këtë pikë për shkak se shteti prej vitesh nuk i ka dhënë zgjidhje.

r.k./Shqiptarja.com