Zak Topuzi për Report Tv: Turizimi më i lëhtësuar prej vaksinimit, baza e tij edhe këtë vit do të jetë ai patriotik

7 Maj 2021, 19:33

Kryetari i ‘Shoqatës Shqiptare të Turizmit’, Zak Topuzi gjatë një interviste për Report Tv, tha  se edhe këtë vit, baza e turizmit do të jetë ai patriotik. Shqiptarët e Kosovës sipas tij do të jenë besnik të bregdetit Shqiptar edhe këtë sezon. Por me vaksinimin që po jep efekte pozitive, nuk do të mbeten pas edhe shtetasit e huaj.

“Do të jetë një sezon më mirë se viti 2020. Kjo falë situatës së përmirësuar të COVID. Ndikimi kryesor është Evropa. Tentativat që po bëjnë Spanja, Greqia dhe Italia po ndikojnë për të marrë disa iniciativa hapje totale nga Bashkimi Evropian. Nuk është vetëm Evropa pjesë e rëndësishme e tregut turistik, por të gjitha vendet e lindjes. Vaksinimi ka marrë përmasa relativisht normale. Shpresojmë që ky vit, përveç turistëve Evropian të kemi dhe lëvizje nga vendet e tjera.

Shqipëria ka qenë dhe vjet e hapur dhe kjo bëri që ne të jemi më mirë se vendet e rajonit. Shpresojmë që vaksinimi të krijoje një frymë pozitive. Pasaporta e vaksinimit po diskutohet gjatë. Lëvizjet e turistëve do ketë dhe pa këto standarde. Pas një situate të vështirë që ka krijuar industria, vendet e tjera po hapen për herë të parë. Mendohet që do të ketë një lëvizje më tepër se sa pritej. Të flasim për para dy javësh, gjendja ishte shumë e keqe. Po binden dhe njerëz që kanë qenë skeptik. Po bëjnë vaksinën. Sigurisht dhe turizmi i brendshëm do të jetë një aspekt i rëndësishëm. Besoj se si fillim, pjesa më e madhe e turistëve do lëvizin me mjetet e tyre dhe do jetë diçka pozitive. Pastaj akoma ka filluar dhe linjat e avionëve ‘loë coast’. E përgjithshmja është pozitive. Janë përgatitur. Kanë dhe probleme të stafeve. Po ndihet mungesa e punonjësve të specializuar.