Zbardhet dinamika, biznesmeni në Laç u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli nga banesa! Në atentat morën pjesë dy persona

10 Dhjetor 2021, 10:43 | Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 10:43

Report Tv mëson të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Pilot Roli mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Sipas raportimeve, Roli u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli me makinë nga banesa e tij. Biznesmeni i materialeve të ndërtimit pas atentatit është përplasur me një makinë tjetër ndërsa më pas ka përfunduar në kanal anash rrugës. Në atentat kanë marrë pjesë dy persona.

  •  

r.k./Shqiptarja.com