Zbardhet lista me 169 profesionet e lira! Nga avokatët, fotografët te arkitektët, do paguajnë tatim deri në 23% nga 1 janari

22 Dhjetor 2023, 17:58

Është publikuar në fletoren zyrtare lista me të gjithë profesionistët e lirë të cilët nga 1 janari 2024 do të fillojnë të paguajnë tatim mbi të ardhurat. Lista përmban 169 profesione të lira, të ndara në 26 kategori. Tatimi progresiv i parashikon që kush fiton deri 14 milionë lekë të paguajë 15% dhe për ata mbi këtë shumë 23%