Zbardhet ngjarja ku u dogj makina e personazhit të ‘Tik-Tok’-ut, Kozak Braçi! Arrestohen 2 autorët! Në kërkim Kleviol Ahmeti, pagoi 1500 euro për krimin

16 Dhjetor 2023, 12:47 | Përditesimi i fundit: 2023-12-16 15:11:39

Është zbardhur djegia e makinës së personazhit të famshëm të “Tik-Tok”-ut, Kozak Braçi. Në pranga për djegien e makinës kanë rënë, Dorian Limushaj 40 vjeç, dhe Markelino Laho, 18 vjeç, të dy banues në Vlorë dhe është shpallur në kërkim Kleviol Ahmeti i cili dyshohet se i ka paguar me shumën 1500 euro këta dy persona për t’i vënë flakën mjetit luksoz tip “GLE Benz” që ishte parkuar në lagjen “Allias”.