Zbardhet Shqipëria, temperatura të ulëta e reshje dëbore, bllokohen fshatra malorë! Korça, Llogaraja e Thethi 'veshin' mantelin e bardhë! Rruga e Arbrit e kalueshme me zinxhirë

30 Nëntor 2021, 19:58

Me një “vello” të bardhë është zgjuar mëngjesin e sotëm Shqipëria, nga Thethi, Peshkopi, Llogara, Korçë, Dardhë. Ndërsa fshatrat malorë në Kukës, Dibër dhe Korçë janë bllokuar nga dëbora. Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.