Zbardhet skema si trafikohen makinat nga jashtë! Nga janari në nëntor vetëm në Tiranë u kapën 25 mjete, vidhen në perëndim për t’u shitur në Shqipëri

18 Nëntor 2023, 17:21

25 makina luksoze të vjedhura në perëndim janë kapur nga janari vetëm në Tiranë. Trafikantët i kalojnë në doganë si makina me qira, targohen me dokumente false dhe më pas shiten. Pre e mashtrimit kanë rënë shumë qytetarë, të cilëve policia, e detyruar, u ka sekuestruar makinat.