Është zbardhur vendimi i arsyetuar i Gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirit, i cili u dënua nga GJKKO me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. Pas publikimit të vendimit të argumentuar të Gjykatës, tashmë i hapet rruga për rekurs në Gjyaktën e Lartë, rekurs që është paralajmëruar më herët nga ana e avokatit mbrojtës të ish-ministrit, Maks Haxhia.
Në vendimin e arsyetuar të gjykatës prej, 278 faqesh, gjykata arsyeton se përgjimet e personave e gurpit kriminale Habilaj, që flasin për Saimir Tahirin, janë prova, pasi bashkëbisedimet e tyre janë të sinqerta, pasi nuk kanë dijeni që ata janë duke u përgjuar. Nga ana tjetër rezulton se nuk është i vërtetë konkluzioni i prokurorit se Grupi Kriminal i Habilajt e ka nisur aktivitetin kriminal, kur Saimir Tahiri u bë ministër, pasi aktivitetin kriminal e ka kryer më herët. Por përfshirja e Tahirit si pjesë e grupit, u krijoi atyre lehtësira në trafikim.
















