Zbërthehet i penduari i Gomorrës për trafikun e kokainës: Shqiptarët sillnin kokainën me çmime më të lira! Kriminelët italianë të shqetësuar për ‘humbjen’ e territorit

30 Nëntor 2023, 15:15

Një i penduar i Gomorrës italiane ka rrëfyer përplasjet mes grupeve kriminale të trafikut të kokainës ku bënin pjesë edhe shqiptarët. Ai u tha prokurorëve se shqiptarët shisnin me çmime të lira dhe kjo ka nxitur konkurrencën me grupet italiane që janë shqetësuar. 39-vjeçari Fabrizio Capogna ka treguar se të paktën tre personazhe shqiptarë qarkullonin drogë me vlerë miliona euro.