Zbulohen 4000 vepra arti fetare në një banesë në Tiranë, në pranga Artan Koçiu, i arrestuar më parë për trafik të ikonave të artit! Dyshohen të vjedhura në kishat në Shqipëri, Greqi e Maqedoni

17 Mars 2022, 12:29 | Përditesimi: 17 Mars 2022, 15:12

4000 vepra arti të vjedhura janë zbuluar në një banesë në Tiranë në rrugën 'Shyqyri Brari', ndërsa në pranga përfundoi Artan Koçiu, i arrestuar edhe më parë në 2013 po për trafik të ikonave. Veprat e artit janë të karakterit fetar, ndërsa dyshohet se ato janë të vjedhura në kisha në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni.

r.k./Shqiptarja.com