Zbulohen dy 'shtëpi bari' në Vaun e Dejës! Arrestohet 31-vjeçari, ndalohen 3 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 583 bimë kanabisi dhe 307 pajisje elektrike

7 Janar, 11:15 | Përditesimi: 7 Janar, 11:15

Gjatë kontrollit të policisë në fshatin Barbullush, u zbuluan dy banesa të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e kanabisi. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 583 bimë kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 3 celularë.

A.M/Shqiptarja.com