Zbulohet 'skenografia' e hapjes së fushatës të PS, drejtuesit e qarqeve 'formojnë' 12 yjet në flamurin e BE

12 Prill 2025, 10:39 | Përditesimi: 12 Prill 2025, 10:39

Zbulohet se si do të duket skena në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, ku PS do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. 

Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj raporton se 12 drejtuesit e qarqeve do të pozicionohen në mënyrë të tillë duke ilustruar 12 yjet në flamurin e BE-së dhe në qendër do të jetë kryeministri Edi Rama, si figura qendrore e fushatës zgjedhore.

E.H/Shqiptarja.com