Zemërimi pas një vrasje dhe ku po shkon Kosova? Të ftuar Genc Sejko dhe Ramush Haradinaj

15 Dhjetor 2020, 08:42 | Përditesimi i fundit: 2020-12-15 13:52:59

Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" tha se nuk e shikon të dobishme ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martin nga Shqipëria pasi nuk ka kuptim t'i kthehen pas kësaj çështje. Për Haradinaj do të ishte shumë më e dobishme që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë një marrëdhënie të mirë me gjykatën në Hagë që po heton aktakuzat për krime lufte në mënyrë që të dalë e vërteta e luftës së pastër të UÇK-së dhe pafajësia e të akuzuarve.

 "S'më duket shumë e qëllume komisioni i posaçëm i ngritur në Shqipëri për raportin e Dick Martin, pasi nga ai raport ka derivuar krijimi i një gjykate dhe aktakuzat e para për UÇK-në. Nuk e shoh efektin e këtij komisioni i gjetjes së tyre, nuk e di si do të duket. Po nuk ka qenë një alarm i ngritur si tani rreth këtij raporti. Nuk e di se si mund të ketë ndikuar Shqipëria apo Kosovë se si ka rrjedh ky raport, në një mënyrë apo tjetrën ka pasur palë serioze me i zbardhur, ne po humbin kohë duke iu kthyer parapa. Më mirë do të ishte të nënshkruhej  një dokument strategjik se si do të qasemi ndaj kësaj gjykate. Duhet me bashkëpunuar nga Shqipëria dhe e Kosova me u gjet e vërteta e UÇK--së e luftës së saj të pastër, që mori dhe përkrahjen e NATO-s. Kjo arrihet përmes një bashkëpunimi. Marrëdhëniet e mira me këtë gjykatë do te jetë më e lehët të gjendjet e drejta e luftës së UÇK-së dhe pafajësia e të dënuarve", tha Haradinaj.

Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv