Zgjedhja e presidentit/ Digjet edhe raundi i dytë, palët nuk sjellin asnjë emër! Sot në orën 18 zhvillohet seanca në Kuvend

23 Maj 2022, 10:30

Në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, nuk ka asnjë emër kandidati, e për rrjedhojë digjet edhe raundi i dytë. Grupi parlamentar demokrat refuzoi që të propozonte kandidatura, ndërsa mazhoranca ka paralajmëruar se ato do të propozojnë emra vetëm në raundin e katërt dhe të pestë