Zgjedhja e presidentit, Rama: Në raundin e parë mund të dalin edhe me më shumë se 1 kandidaturë

19 Prill 2022, 11:40

Kryeministri Edi Rama tha se në raundin e parë të zgjedhjes së presidentit, mund të ketë më shumë se një kandidaturë, nëse do të ketë disa figura që i plotësojnë tërësisht kushtet.

"Siç thotë populli i vjetër kinez një mendje është hiç mendje, dy mendje gjysmë mendje, 3 mendje 1 mendje. Nxjerrja e një kandidature nuk mund të jetë e suksesshme nëse është një mendje, ose dy. Por duke mbledhur të gjitha mendjet dhe të shohim ku na çon ky procesi. Ky proces duhet të jete kofidencial dhe siç mund ta përmasimin po të jetë nevoja në kryesinë e partisë. Ne e dimë që nëse këtu flasim qoftë edhe pa kamera, fjalët marrin venë përderisa flasim për emra.  Dua t’i sigurojë të gjithë që absolutisht ky proces është 100% real dhe serioz. Të gjitha bashkë dhe unë nën krye, kemi një përgjegjësi shumë të madhe. Askush nuk mund ta mbajë këtë përgjegjësi vetëm.

Të shohim mundësinë që në raundin e parë të kemi më shumë se një kandidaturë, nëse gjendemi në ato kushte.

Na duhet një president për Shqipërinë, jo PS. Por PS ka detyrimin që edhe ata që nuk e kanë votuar të ndihen minimalisht të qetë. Është e rëndësishme, presidenti gjëja e parë që duhet të plotësojë është të jetë njeri normal. Me këtë tani kemi thyer rekordet e anormalitetit.", tha ai. 

    No videos found.